Nesër parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta sesa sot. Sakaq, të mërkurën pritet të kemi një rritje të
temperaturave. Nga e enjtja e deri në mesin e
janarit do të kemi rritje të
temperaturave.
“Pozitive është se nuk parashikohet të kemi reshje dëbore. E gjithë java pritet të jetë më e qëndrueshme me mot të kthjellët”, ka thënë meteorologia Lajda Porja për emisionin “Ditë e Re”.
Ajo shtoi më tej se
ngricat do të jenë
prezente deri në mes të
janarit. “
Ngricat do të jenë
prezente deri në mes të
janarit, ndërsa vetëm 10 diteshi i fundit i muajit do të jenë
prezente reshjet e shiut”.
Sipas saj, në gati 2 dekada dimrat kane qenë me të ngrohtë. E mbi të gjitha duket se ky dimër, tha meteorologia, do të cilësohet si dimri më i ngrohtë.
Shtuar më 06/01/2020,
ora 16:04