Prej ditësh, moti në vendin tonë vijon të jetë i ftohtë, me
temperatura në minus.
Temperatura më e ulët që është parashikuar për nesër shkon në -15 gradë.
Meteorologu Hakil Osmani, në një intervistë për “abcnews” shprehet se ky i ftohtë ka ardhur si pasojë e ndikimit të stuhisë “
Filomena”, duke sjellë
temperatura që vlerësohen deri në 10 gradë më të ulëta se normalja.
“Këto
temperatura nuk janë normale pasi stuhia “
Filomena” ka sjellë
vlera shumë më të ulëta në territorin shqiptar.
Në Ultësirën Perëndimore kemi
vlera negative gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit në territorin shqiptar. Sa i përket të hënës, pritet që këto
vlera termike pritet të jenë prezente”, shprehet ai. Kjo situatë do të vijojë edhe për pak ditë.
Sipas tij, përmirësimi i motit pritet vetëm pas të mërkurës.
“Duke qenë se kemi tërheqje të masave ajrore të acarta që i kemi përjetuar gjatë stuhisë “
Filomena”, kemi ardhjen e masave të ngrohta nga Mesdheu duke bërë që të kemi edhe reshje”.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 16:15