Acari dhe ngricat, ARRSH: Në këto akse duhen zinxhirë (FOTO LAJM)

Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prani të akullit.

Gjithsesi, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Por, ajo që kërkohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës është të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.
Shtuar më 06/01/2019, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori