Rama flet për lirinë e medias: Të maten kur të më dalin përpara!

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Rama deklaroi se ai është kundër abuzimeve dhe shpifjeve që media në Shqipëri prodhon për politikën e në veçanti për qeverinë e tij.

Rama ka dhënë shembullin e tij duke thënë se në Shqipëri niveli i lirisë së shprehjes ka kaluar çdo limit etik.

Madje Rama deklaroi se ai nuk i shkon “prapa gazetarëve e pronarëve të medias” por kur reportërët i dalin përpara, “duhet të maten” me ato që thonë.

“Unë di që niveli i lirisë së shprehjes në Shqipëri ka kaluar çdo limit etik në rradhë të parë, nga ato që mund të përcillet nga mediat. Çdo lloj abuzimi e çdo lloj shpifje e poshtërsie pa asnjë lloj çensure. Më thoni ju mua çfarë ka mbetur pa u thënë në Shqipëri”


Shtuar 2.03.2020 20:36