Abuzonte seksualisht me ukrainasen, 10 vite burg për shqiptarin
Një shqiptar 36 vjeçar i cili ka përndjekur për muaj të tërë një ukrainase 44-vjeçare emri i të cilit nuk bëhet i dituar nga mediat italiane është dënuar me 10 vite burg.

Ai u akuzua dhe dënua për dhunë seksuale, përndjekje dhe plagosje ndaj ukrainases.

Shqiptari pasi e ka përndjekur për muaj të tërë, edhe ka abuzuar me të, madje sipas “Ansa”, nuk ka ‘kursyer’ as 8 marsin.

Gruaja e kishte denoncuar shqiptarin dhe deklaroi ne prokurori se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie me shqiptarin, por e kishte njohur përmes një miqësie të përbashkët.

Në sulmin e ndodhur në dhjetor të 2015-ës, shqiptari i theu hundën asaj dhe abuzoi me të. Por ky nuk ishte episodi i vetëm i dhunës.

Gjykatësi pranoi kërkesën e prokurorit për dënimin me 10 vjet burg, pas gjykimit me procedure te shkurtuar. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori