Një 21
vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të
mitur.
I riu, M. S., 21 vjeç, banues në
Fier akuzohet për veprën
penale “Marrëdhënie seksuale me të
mitur”.
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin: A. M., 46 vjeç, banues në Ballsh.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë
Fier, me vendimin e datës 09.10.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën
penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 10:45