Një 23-
vjeçar i shpallur në kërkim për abuzim seksual është arrestuar nga policia e Durrësit.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë.
Ky i fundit u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë
Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan
shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë’, njofton policia.
Gjithashtu është arrestuar një 19-
vjeçar me probleme të shëndetit mendor, i akuzuar për ngacmim seksual.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë
Durrës ndaluan
shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në
Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht
shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në
Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia
Shtuar më 25/11/2020,
ora 09:31