Abuzoi seksualisht me të miturën, nëna e vajzave tregon tmerrin
Ditën e sotme policia bëri me dije se ka vënë në pranga një 49-vjeçar në Berat pasi ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht një 13-vjeçare dhe ka tentuar të trafikojë motrën e madhe, 19-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar nëna e vajzave e identifikuar si Rajmonda Guri.

Ajo ka deklaruar se Aliosha Emini, 49-vjeç pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecare A.G, shkruan BW.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste.

Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”- ka thënë Rajmonda Guri. /albeu.com/



Shtuar më 14/12/2017, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori