Bare i pakujdesshëm, brenda 4 minutave ndeshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Futbollisti kuqezi e nisi titullar takimin për miqtë, por që në pjesën e parë, u largua drejt dusheve.

Në minutën e 40′, Bare mori kartonin e parë të verdhë, pas një faulli në mesfushë.

Katër minuta më vonë, Bare jep një pasim të gabuar dhe në nerva e sipër, kërkon të rifitojë topin sa më shpejt.

Por ndërhyrja e tij është e parregullt dhe gjyqtari nuk ngurron t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë, duke e larguar futbollistin shqiptar nga fusha e blertë.


Shtuar 16.06.2020 07:52