Abuzoi me të të miturën, arrestohet 27-vjeçari
Një 27-vjeçar i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 13-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës. Arrestimi i Luan Merkohasanit është bërë pas kallëzimit penal nga nëna e 13-vjeçares, e cila ishte larguar nga banesa ditën e mërkurë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi, strukturat e policisë, filluan punën në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorëve. Falë marrjes në kohë të informacioneve u arrit gjetja e vajzës në afërsi të rrugës së Durrësit në Tiranë. Ndërsa, u bë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili u arrestua në flagrancë për konsumim të veprës penale ‘marrëdhënie seksuale me të mitura’.”- thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2012, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori