Abuzoi me vajzën e tij të mitur, procedohet 48-vjeçari në Elbasan
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 48 vjeçar nga fshati Vrinë i Sarandës pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 muaj me parë në shtëpinë e 48 vjeçarit.

Mësohet se i arretsuari është i identifikuar si Izet Ademi, i cili i divorcuar nga bashkëshortja, ngacmonte dhe abuzonte me vajzën e tij të mitur në kohën që e kishte nën kujdes.

Kjo ngjarje e rëndë është denoncuar vetëm dje në komisariatin e policisë në Elbasan, për shkak se sipas nënës së saj, vetëm dje ka mësuar ngjarjen e rëndë.

Policia e Sarandës 48 vjeçarin e ka lënë të lirë ndërkohë që vazhdojnë hetimet./albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori