Abuzoi me vajzën e mitur, gjykata e lë në burg babain 36-vjeçar
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin Edison Shuli, pasi u kallëzua nga bashkëshortja e tij se abuzonte në mënyrë të përsëritur me vajzën e tyre të mitur 5-vjeçare.

Por prindërit e tij deklarojnë komplet të kundërtën.

Prindërit e 36-vjeçaren mohojnë që djali i tyre ka abuzuar me vajzën e tij, ndërsa tregojnë se ai kishte raporte shumë të mira me të dy fëmijët e tij.

Jani Shuli, i ati i autorit të dyshuar, ngre akuza të rënda për prindërit e nuses, pasi sipas tij edhe nëse vajza është abuzuar, kjo ka ndodhur në Librazhd. Ata mohojnë të kenë parë shqetësime tek e vogla, për të cilën kujdeseshin ata, shkruan News.

“Akuzat ndaj djalit tonë janë të pavërteta. Ne kujdeseshim për fëmijët dhe nuk kemi parë shqetësime tek vajza. Nëse vajza është abuzuar, kjo ka ndodhur në Librazhd e jo tek ne. Kemi dashur të kallëzojmë nusen dhe të atin e saj. policia nuk e ka pranuar kallëzimin tonë”, thonë prindërit e 36-vjeçarit.

Apeli që kanë ata është vetëm të zbardhet e vërteta.

Edison Shuli u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila e akuzoi se abuzonte me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari u akuzua edhe për dhunë fizike nga bashkëshortja e tij, e cila pas ngjarjes u largua nga banesa. /albeu.com/

Shtuar më 08/07/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori