Referuar 18 familjeve rome në qytetin e Korçës që janë nxjerrë nga
banesat e tyre, një reagim ka patur edhe nga
komisionerja e
Avokatit të
Popullit, Etilda Gjonaj.
Kjo e fundit ka vizituar sot këto familje, teksa ka nënvizuar se e drejta për strehim nuk duhet cënuar.
Ajo bëri me
dije se nxjerrja nga
banesat e këtyre familjeve është bërë edhe pse këto të fundit kanë kontratë.
Komisionerja e
Avokatit të
Popullit bëri me
dije se familjet e nxjerra nga
banesat kanë humbur vendet e punës. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014,
ora 11:46