A e keni ditur që dritaret mund t’i përshtasni për dimër ose për verë? (VIDEO)

Ekzistojnë dy truqe të cilat mbase për to nuk keni ditur – dritaret PVC kanë pozicionin dimëror dhe veror të cilat lehtë mund të përshtaten.

Mirëpo, më parë duhet të verifikoni a i keni vidat speciale të cilat gjenden në skaje anash të krahut të dritares në të cilën gjendet doreza.

Nëse kanë vrima për kaçavidë + (plus), atëherë mundësia për përshtatje dimërore dhe verore ekziston.

Thjeshtë, hapni dritaren dhe kërkoni vidën.

Nëse dritaren dëshironi ta përshtatni për pozitë dimërore, me çelës inbus silleni vidën nga brenda.

Kështu rregulloni forcën e shtypjes së ramit të dritares.

Zakonisht, dritaret vendosen në pozicionin neutral. Nëse nuk jeni të sigurt se në cilën pozicion është dritarja juaj, merrni një letër dhe kalojeni nën krahun e dritares.

Nëse fleta mund të kalojë pa probleme, dritarja juaj është në pozicion vere, por nëse fleta shqyhet, me siguri është në pozicion dimri.

Është me rëndësi të mbani në mend që nuk duhet lënë dritaret në pozitë dimri gjatë tërë vitit, sepse gominat e dritares shumë shpejt do të shpenzohen.


Shtuar 13.01.2020 11:45