Humb jetën Wilbur Smith, shkrimtari i disa librave të më shitur

Një nga autorët e librave më të shitur, Wilbur Smith ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Cape Town në moshën 88-vjeçare.

49 librat e botuar të Smith janë shitur me më shumë se 140 milionë kopje në mbarë botën.

Ai fitoi njohje të gjerë pas botimit të romanit të tij debutues “When the Lion Feeds”, në 1964.

Libri, i cili përshkruante një përvojë të jetës së tij, u bë shpejt një bestseller.

Të tjera bestseller përfshijnë The River God dhe The Triumph of the Sun./albeu.com


Shtuar 14.11.2021 15:53