Abramoviç: Lidershipi kosovar të bëjë të qartë se nuk pranon asgj&eu
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Morton Abramoviç, ka thënë se pret që i dërguari i Kombeve të Bashkuara të statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, të propozojë një zgjidhje politikisht të pranueshme për shumicën në Kosovë.

"Zgjidhja që do të dalë nga propozimi i zotit Ahtisari duket se nuk do të jetë zgjidhja më e mirë, por një zgjidhje që do të jetë politikisht e pranueshme", ka thënë Abramovic, në një takim me komunitetin shqiptar në Nju Jork. Abramovic ka theksuar se është me rëndësi jetike që lidershipi kosovar të ketë qëndrim unik dhe të bëjë të qartë se nuk do të pranojë asgjë më pak se pavarësi. Ai ka vënë në dukje gjithashtu se Grupi i Unitetit dhe institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë aktivë dhe të promovojnë domosdoshmërinë për zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të Kosovës. "Uniteti i faktorit politik kosovar dhe mobilizimi i miqve dhe përkrahësve të Kosovës sot është më i domosdoshëm së kurrë", ka theksuar Ambasadori Abramovic.

Shtuar më 11/11/2006, ora 09:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori