AAK: PDK te mos vjedhe votat me 15 nentor
Albeu.com
Demokratike e Kosovës e kryeministrit Hashim Thaçi që të heq dorë nga tendenca për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 15 nëntorit. Kështu është shprehur në një konferencë shtypi sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, i cili e ka ...... quajtur tallje me opinionin publik qëndrimin e fundit të PDK, e cila ka kundërshtuar vendosjen e kamerave në vendvotime.
“Të shtunën ka ndodhur kulmi, ose është arritur kulmi i lojës politike që PDK është duke bërë sa i përket çështjes së kamerave në të gjitha vendvotimet për zgjehdjet lokale të 15 nëntorit 2009...PDK është duke u tallur me opinionin publik, me qytetarët e Kosovës, me KQZ-në...I bëjmë thirrje publike që të heqë dorë nga të gjitha tendencat për manupuilim dhe vjedhje të votave më 15 nëntor”, paralajmëroi Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së.
PDK, në anën tjetër, ka hedhur poshtë akuzat e partisë së Ramush Haradinajt ndërsa e ka quajtur AAK-në parti që vepron në bazë të paragjykimeve.
“Modeli i partisë së tretë opozitare për të bërë opozitë është një model falso, i cili në vazhdimësi po bazohet në paragjykime, të cilat nuk janë të qëndrueshme dhe nëpërms të cilave në asnjë mënyrë nuk mund të faktohen dhe të argumentohen gjërat”, reagoi Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së.
Raportet midis dy partive të dala nga lufta, PDK së udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi dhe AAK-së në opozitë të drejtuar nga Ramush Haradinaj po përjtojnë ftohje gjithnjë e më të thellë ndërsa me ofrimin e zgjedhjeve po shpeshtohen e ashpërsohen edhe akuzat e ndërsjella midis tyre. (alsat-m)
Shtuar më 30/08/2009, ora 21:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori