AAK: PDK perdor gjuhen e rruge
Albeu.com
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj gjuhës që ka përdorur nga Partia Demokratike e Kosovës. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e refuzon dhe e kundërshton fuqimisht gjuhën e ultë ...... të rrugës të përdorur nga PDK-ja në komunikatat e fundit. Kjo gjuhë ka për qëllim ikjen nga temat reale dhe tensionimin e situatës në Kosovë sa herë që AAK e ballafaqon këtë qeveri drejtpërdrejt me afera korruptive, si dhe me çështje që ndërlidhen me keqpërdorimin e mjeteve publike”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK – siç theksohet në komunikatë – “nuk do të pushojë në punën e vet për të ndriçuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, të ardhme të cilën po e rrezikojnë njerëzit të cilët e plaçkisin vendit e vet, i kërcënojnë gazetarët dhe i sulmojnë fizikisht njerëzit që mendojnë ndryshe apo kundërshtarët e tyre politik”. AAK, rikonfirmon qëndrimin e vet se do të vazhdojë në mënyrë të përgjegjshme ta kryej punën e vet në interes të demokracisë në vend dhe popullit të Republikës së Kosovës. (telegrafi/start)
Shtuar më 19/06/2009, ora 22:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori