AAK: Nuk ka nje koalcion me PDK-ne
Albeu.com
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për mediat se nuk ka asnjë komunikim me PDK-në rreth krijimit të një koalicion me këtë parti.
“AAK dhe lideri i saj Haradinaj kanë qëndrim të qartë se nuk do të përziejnë shkollat e qeverisjes pasi që jemi plotësisht të bindur se mentaliteti qeverisës i kryesuar nga Hashim Thaçi i ka sjell dëme të mëdha vendit”, thuhet në komunikatë. Më tutje, thuhet se AAK i qëndron besnik vendimit të saj për t’i ofruar vendit një qeveri me partitë e spektrit të djathtë, dhe se e “vetmja dalje nga kriza e tanishme janë zgjedhjet sa më të shpejta parlamentare”.
Shtuar më 14/02/2010, ora 22:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori