A u vra qëllimisht nga i dashuri? Flet mikja e 23-vjeçares (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vazhdojnë hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë në Maminas ku humbi jetën një vajzë e re vetëm 23-vjeç dhe taksisti 60-vjeç.

Nga hetimet e deritanishme, policia po e heton ngjarjen në dy pista: atë të aksidentit dhe vrasjes me dashje.

Kjo për shkak se sipas policisë shqiptare dhe asaj italiane ekziston një lidhje me viktimës 23-vjeçare, Elena Avdillari dhe pronarit të Benzit, Dardan Gjeka.

Por ndërkohë që policia është në kërkim të autorëve, mikja e saj në Facebook ka rrëfyer një tjetër version të ngjarjes.

Sipas saj, mes shoferit dhe viktimës nuk ka asnjë lidhje dhe çdo gjë ishte një aksident.

Ajo tregon me detaje si si Elena u refuzua të ikte në Itali nga porti i Durrësit deri tek lutjet e saj për të shkuar për ta marrë nga qyteti bregdetar.

"Elena do u niste per ne Itali me autobus, kam shkuar vet e kam percjell te terminali Asllan Rusi, do u niste me autobusin Firence Line dhe ajo ka qen gjat gjith kohes duke u kontaktuar me mua.

E kishin kthyer ne portin e Durresit se ska pas afat me nejt jashtë vendit se i kishte plotesuar...

Ajo me kerkonte qe te shkoja ta merrja ne durres por un fatkeqesisht s'kisha mundësi ne ato momente...

Pas 15 minutash ka qen ora 11:24 me merr e me thot motra mos u nis se mora taksi e jam ne Sukth se spo rrija dot me u merzita me tha.

As 2 min ndodhi ajo qe s'duhet te ndodhte dhe taksia qe ishte shpirti im Elena ka qenë duke ecur ne rrugë te vetë por nje makinë mbrapa ka qen me shpejtesi dhe i kan rënë padashje..."- ka deklaruar mikja e saj. /albeu.com/




Shtuar më 23/02/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori