A u rrëmbye një vajzë në Kamzë? Dalin detajet e para nga hetimet
Mesditën e sotme në Kamzë u denoncua rrëmbimi i një vajzë nga një qytetar i cili telefonoi policinë dhe deklaroi se vajza është marrë me forcë nga një makinë.

Nga hetimet e para mësohet se denoncuesi ka fikur numrin dhe nuk ka kontaktuar më me policinë.

Ndërkohë, nga verifikimet e para në adresën e dhënë, policia nuk ka konstatuar asnjë gjë të dyshimtë.

Denoncuesi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Babrru, por nga hetimet e para të policisë thuhet se ngjarja nuk është e vërtetë. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2021, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori