A u plagos aksidentalisht gjyqtari Gjermeni?!
Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni ka shkuar me urgjencë në Spitalin "Nënë Tereza" pasi ka marrë katër plagë në vende të ndryshme të trupit.

Gjermeni ndodhet i shtruar në spital dhe po merr ndihmën e parë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

"News24" ka publikuar disa imazhe që hedhin dyshime mbi faktin nëse Gjermeni u plagos sonte aksidentalisht.

Ky televizion ka paraqitur imazhin e pikave të gjakut në makinën e gjyqtarit, tip "Smart", me të cilën Gjermeni ka shkuar vetë në spital.

Gjyqtari ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht pasi e kanë prerë disa llamarina në shtëpi.

Ka dyshime të forta nëse versioni i gjyqtarit është apo jo i saktë. /Albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori