A u manipuluan zgjedhjet brenda PD-së?! Ja fotoja që tregon shumëcka ...
Zgjedhjet për anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë shoqëruar me dyshime për manipulim të rezultateve.

Një fotografi e siguruar nga Albeu.com, hedh dyshime serioze mbi listën e re të fituesve si anëtarë të kryesisë së PD.

Sic shihet në foton e bërë të fletës ku numëroheshin votat e kandidatëve pas mbarimit të numërimit të votimeve, deputeti Salianji ka marrë më shumë vota se kandidati tjetër Fatbardh Kadilli, i cili gjendet menjëherë poshtë Salianjit, shkruan Albeu.com. (cdo vizë është një votë)

Por, në listë përfundimtare ku u shpallën fituesit, Fatbardh Kadilli shpallet fitues ndërsa Ervin Salianji jo.

Fotoja në fjalë po qarkullon brenda antarëve të PD-së, ku shprehen se lista përfundimtare e antarëve të kryesisë nuk është reflektim i votimeve por listë e përgatitur në tavolinë nga lidershipi i kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori