A u dhunua Laert Vasilin? Budina: Të hapen kamerat e Ministrisë së Brendshme
Pas akuzave të aktorit Laert Vasili se është dhunuar nga aktorët e Teatrit, ka reaguar edhe regjisori Robert Budina.

Ky i fundit ka mohuar se është ushtruar dhunë ndaj Vasilit.

“Ky është një sulm personal i Laert Vasilit, i cili po përpiqet të zvogojë kauzën tonë, ta bëjë pis atë… Jam shumë i lumtur se me lëvizjen tonë, kemi arritur të vertetojmë se këto “skandale” të vogla nuk arrijnë dot të na përçajmë apo intimidojnë”, deklaroi Robert Budina.

I pyetur se si ndodhi ngjarja, ai tha se “sapo kishim dhënë një shfaqje me trupën austriake dhe po përcillnim trupen austriake, kur u lajmërova se personi në fjalë grisi parullën tek teatri. Kur shkova, gjeta disa njerëz që konfliktoheshin me aktorin dhe u përpoqa ti ndajë. Nuk ka patur dhunë, por vetëm shtyrje. Ai ka pretendimet e veta. Ne duam provat dhe dëshmitë.

Ai ka grisur posterat e Avni Delvinës, por lufta jonë nuk është personale siç e paraqet Vasili, është luftë konceptesh. Ai s’ka forcë për ta dëmtuar kauzën tonë. Dhe sa i përket provave le të hapen kamerat e sigurisë së Ministrisë së Brendshme”, shtoi ai.
Shtuar më 23/12/2019, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori