A rrezikohet Shqipëria nga përmbytjet në Itali? Ekspertët paralajmërojnë stuhi
Edhe pse sot moti i keq ka shkaktuar problem në të gjithë vendin, meteorologët japin sinjale pozitive sa i përket motitditëtvijim.

Kreu i Departamenti të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba shpjegon se sot pritet të ketë reshje të dendura në të gjithë vendin, por në ditëtvijim do të ketë përmirësim.

Kjo stuhi shoqërohet me erëra, përveç reshjeve më problematike do të jenë erërat. Në vijë bregdetare do të ketë problematika, në det dallgëzimi do të jetë në nivelet më të larta.

Sa i përket motitditëtvijim, Zorba theksoi se problem kryesor do të jenë erërat e shumta, ndërsa më të rrezikuarat do të jenë zonat bregdetare shkruan reportv.I pyetur nëse edhe Shqipëria rrezikohet nga stuhia që ka përfshirë Italinë, Petrit Zorba thotë se Shqipëria nuk do të preket.

Ndër të tjera, Zorba i bën thirrje çdo qytetari të thjeshtë, pushtetit vendor dhe institucioneve të emergjencave civile të kenë një nivel të lartë gatishmërie për të eleminuar çdo rrezik të mundshëm që mund të vijë nga përkeqësimi i motit në muajt në vazhdim.
Shtuar më 30/10/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori