A po zbardhet vrasja mafioze e Boran Bërçamës dhe Silvi Ndocit?
Pëlqej
Me arrestimin e grupit BajriShkodër, prokuroria shpreson të hedhë dritë mbi disa ngjarje të rënda të ndodhura gjatë muajve të fundit, të cilat kanë tronditur jo pak qytetin.

Bajrajt kanë qenë nën përgjim për disa muaj, nga të cilat kanë konstatuar biseda edhe me personazhe VIP të politikës shqiptare.

Krahas kësaj, burimet bëjnë me dije se prokuroria dyshon se të paktën tre ngjarje të rënda që kanë ndodhur që prej janarit të këtij viti në Shkodër, kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Mes tyre është edhe ekzekutimi mafioz i Boran Bërçamës dhe Silvi Ndocit në makinën ku ndodhej edhe djali i tyre i vogël.

Sipas prokurorisë, këto ngjarje e kanë zanafillën në janar të vitit 2018 ku iu bë atentat Lul Kullës, një person i afërt me familjen Lici në Shkodër. Kulla nuk u dëmtua nga atentati, por u arrestua disa javë më vonë duke tentuar të kalonte në Greqi.

Pas kësaj, sipas Report TV ndodhi ekzekutimi mafioz i Boran Bërçamës dhe Silvi Ndocit, ky prokuroria dyshon se ka lidhje me atentatin ndaj Kullë.

Vetëm tre javë pas vrasjes së tyre, në Shkodër u ekzekutua me automatik Fatbardh Lici dhe dëshmitarët thonë se atentati i tha "bëji të fala B....".

Dy ditë më parë në Tiranë dhe Amsterdam u arrestuan 11 persona, si pjestar të grupit Bajri, mes tyre edhe Behar dhe Safet Bajri. Ndërkohë, ndodhet në arrati Enver Bajri. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori