A po spekulohet me mësimin e shqipes nga nxënësit shqiptar në Turqi?
Disa portale kanë nisur më të madhe të shpërndajnë lajmin që pretendon se Turqia është duke përgatitur kurikula universitare në gjuhën shqipe.

Në të vërtetë, shteti turk as nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë meqë zyrtarisht nuk njihet pakica shqiptare, sado që thuhet se ajo numëron disa miliona, njofton konica.al

E vërteta është se vetëm Universiteti i Thrakisë në qytetin Edrene do ta fus si lëndë zgjedhore mësimin alternativ të boshnjakishtes dhe shqipes.

Sipas protokollit të nënshkruar vitin e kaluar, rektori i Universitetit të Thrakisë, Erhan Tabakoğlu, kurikula në gjuhën boshnjake dhe shqipe do të përgatiten për studentët e këtij universiteti nëse shprehin interesim për këto lëndë zgjedhore.

Përparësia kryesore, sidoqoftë, do t’i jepet mësimit të boshnjakishtes.

Vetë ministri i Edukimit Kombëtar në Turqi, Cem Gençoğlu pati thënë se boshnjakishtja nuk do të njihet si gjuhë e huaj.

“Fëmijët tanë mund të mësojnë të thonë Dobro došli (Mirë se vini), shpresoj që kjo do të njihet si takim kulturor për ne”, kishte thënë asokohe ministri turk i Edukimit.
Shtuar më 03/03/2017, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori