A po shitet Telekom Albania? Flasin pronarët grekë
Cozmote, pjesë e grupit OTE në Greqi, që zotëron 99.76% të aksioneve të operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në vend, Telekom Albania, ka pohuar se ata janë në proces vlerësimi dhe diskutime me disa palë për shitjen e Telekom Albania, por nuk ka ende asnjë rezultat.

“Bazuar në prioritetet strategjike dhe dhe qëllimet e biznesit, grupi OTE në mënyrë të vazhdueshme rivlerëson asetet e veta, përfshirë ato që kemi në Shqipëri, dhe vlerëson mundësitë e tregut në mënyrë që të krijojë vlerë për aksionerët e vet, të sigurojë qëndrueshmëri dhe të çojë përpara interest e Grupit dhe njerëzve të tij.

Procesi i vlerësimit dhe diskutimet domethënëse me disa palë po vazhdojnë. Ashtu siç është në praktikën tonë të zakonshme, ne do të njoftojmë autoritetet dhe publikun në rast dhe nëse do të kemi ndonjë gjë thelbësore për të njoftuar”, tha në një prononcim të posaçëm, Kostas Kanakaris, menaxher i lartë për marrëdhëniet me mediat dhe komunikimin në ΟΤΕ Group.

Më herët, Telekom Albania nuk bëri asnjë koment. “Ne nuk kemi asnjë koment. Kjo është një çështje që i përket aksionerëve” shkruan Monitor.

Burime nga tregu bënë të ditur se prej disa muajsh kompania është në procesin e “Due Diligence” dhe brenda tetorit pritet që stafit të brendshëm t’i komunikohet blerësi i ri.
Shtuar më 28/09/2018, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori