A po bëhet testi i koronavirusit në spitalet private në Shqipëri? Vjen përgjigja
Ndërkohë që Shqipëria ende nuk e ka miratuar testimin në masë të popullsisë për COVID-19, Agjensia Kombëtare e Barnave është përgjigjur nëse po kryhet ky test në spitale private.

Në një deklaratë zyrtare të ditës së sotme thuhet se spitalet private janë të pacertifikuara.

Deklarata zyrtare:

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro” si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19”, thuhet në deklaratën e AKB.
Shtuar më 31/03/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori