A përhapet koronavirusi nëpërmjet ushqimeve? Ja ç’thonë ekspertët
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dëshiron të kujtojë publikun se nuk ka asnjë provë që pandemia koronavirus mund të përcjellet nëpërmjet produkteve ushqimore.

“Furnizimi me ushqim mbetet i sigurt si për njerëzit ashtu edhe për kafshët. Nuk ka – dhe unë theksoj se jo – që ushqimi shoqërohet me transmetimin e Covid-19”, tha gjatë një bisede me reporterët Frank Yiannas, zëvendës komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për politikën ushqimore, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Yiannas tha se është “shumë më e mundshme që një person i infektuar të përhap virusin nëpërmjet njerëve sesa nga paketimi i ushqimit të konservuar ose ushqimit”.


Ai shtoi se nëse një person që punon në një sektor ushqimor teston pozitivisht për Covid-19, FDA nuk parashikon që do të duhet të ketë tërheqje masive të produkteve ushqimore nga shitja.

“Konkretisht për konsumatorët, ju këshillojmë që të ndiqni nga të njëjtat udhëzime që keni ndjekur përpara përhapjes së sëmundjes”, tha Yiannas.


Ai u bëri thirrje njerëzve që shkojnë në blerje ushqimore duke “zbatuar praktikat e mira të higjienës, siç janë dezinfektimi i dorezave të shportave ushqimore”.

“Shmangni prekjen e fytyrës, syve, hundës ose gojës. Pas blerjes, lani ose pastroni duart tuaja”, tha ai.
Shtuar më 02/04/2020, ora 22:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori