A ndikoi Rama që të mos largohej nga Klani? Flet Blendi Fevziu
Pak ditë më parë në media u përlot gjatë për një lëvizje të mundshme të moderatorit të njohur Blendi Fevziu, nga Klan Tv tek Top Channel.

Por pavarësisht ofertës dhe tundimit, Fevziu vendosi të qëndronte në Tv Klan.

Blendi është shprehur në 360Gradë se nuk u largua vetëm për arsye emocionale.

"Ka qenë një zgjidhje emocionale, janë shumë të vështira këto zgjedhje, do vazhdoj në një vend që edhe pse ke probleme të vogla, sherre të brendshme, ke krijuar stabilitet"

Pyetjes nëse Rama e ka ndikuar për t’u larguar drejt Top-it, ai u përgjigj:

Rama nuk influencon dot asnjë nga vendimet e mia, ne nuk jemi miq, kemi një raport korrekt pune. Një njeri që nuk është mik nuk mund as të këshillojë dhe as ta dëgjosh për diçka. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori