A ndikoi Berisha në arritjen e paktit Rama-Basha? Ish-kryeministri zbulon detajet dhe rolin e tij
Pëlqej
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë disa nga detajet e negociatave të javës së kaluar, pas arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha u shpreh se faktori kryesor ka qenë zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee dhe biseda që dy liderët kanë patur me të.

Ish-kryeministri më tej tregoi se propozimi për dorëzimin e 7 ministrave dhe i postit të zvkryeministrit ishte i Lulzim Bashës, një opsion që kryedemokrati ja kishte dhënë zyrtarit të lartë amerikan Yee. Madje Berisha ka treguar edhe rolin e tij në biseda, kur në një takim me ambasadorin Lu, ai i ka propozuar atij që ky propozim i Bashës ti propozohej edhe Ramës.

“Ndikim pa diskutim pati përfaqëuesi i qeverisë amerikane. Duhet ta njohim, tek të dy palët! Zotëria thelbin e tha tek mediat.

Pasi jua tha juve na e tha dhe ne tjerëve.

Cfarë ju tha juve?

Ne i njohim meritë opozitës denoncimin e drogës, krimit, korrupsionit, por ne nuk jemi të bindur në motivet, që opozita bojkoton zgjedhjet.

Kjo shtroi çështjen dhe platformën... Kjo platformë do të thoshte për Bashën që këto ti njohim por s’janë të mjaftueshme që ti të mos gjesh marrëveshje.

Qe një gjë e bukur shumë. Edi Rama kujtoi se ne nuk do të pranonim paketën. Paketa i erdhi Ramës e Bashës dhe ju dhanë 3 propozime. Një ishte me shumë pika, një McAllister dhe një i Ramës.

Unë i them po nxirre atë propozimin e Lulzim Bashës bnë shesh. Zotëria që erdhi, ndenjti 90 minuta me Edi Ramën. Pastaj me zotin Basha dhe më pas më ka marrë mua në telefon. Kur zoti Basha dhe opozita deklaroi se ne po e pranojmë këtë paketë që solli zoti Yee, e kapi Ramën në befasi...”- tha Berisha.

Sipas Sali Berishës, ajo që ndodhi atë natë në pak orë nuk do ta marrë vesh askush. Ish-kryeministri tha se Ramës i nxorri dikush një karton të kuq nga jashtë vendit dhe ky qe shkaku që pranoi paketën e propozuar nga Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2017, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori