Kryetarja LSI-së Monika
Kryemadhi iu përgjigj sot gazetarëve nëse ka marrë një urim nga themeluesi i kësaj force politike Ilir
Meta, pas rikonfirmimit në krye të partisë.
Kryemadhi zbuloi edhe një detaj të veçantë nga
procesverbalet e Skraparit ku ishte shënuar emri i saj dhe në kllapa “Ilir
Meta”.
“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur
procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur
procesverbalet Monika Ramazan
Kryemadhi dhe në kllapa
Meta. Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kurioz të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse t’i nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha
Kryemadhi.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 10:26