“A ke patentë më trego të drejtën mu…”, shoferi tenton të korruptojë policin me 20 mijë lekë (VIDEO)
Një shofer në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pasi drejtonte mjetin pa leje qarkullimi. Ai është M.Qershori, 28 vjeç dhe u ndalua për testin e alkoolit.

Mirëpo aty policia zbuloi se ai nuk kishte leje qarkullimi. “A ke patentë, më trego të drejtën mu. Leje qarkullimi?”, e pyet polici. Shoferit i merret goja dhe i zgjat një kartmonedhë 20 mijë lekëshe policit. Ai aty arrestohet.

NJOFTIMI

Ndalohet nga shërbimet e Policisë për testin e alkoolit, rezulton i pa pajisur me Leje Drejtimi Më datë 27.05.2017, në vendin e njohur si “Piaza”, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Mariglent Qershori, 28 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Audi” është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.

Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit dhe Leja e Drejtimit, ky shtetas ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, pasi ka rezultuar i pa pajisur me Leje Drejtimi, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Testi i alkoolit ka rezultuar në masën 0.0 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2017, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori