A ke fobi nga njoftimet e varrimeve? Berisha tregon çfarë ndjen
Sali Berisha i ka mbushur tashmë 75 vjeç, por vitet duket se nuk e trembin.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, gazetari Arian Çani e pyeti, “75 vjeç, a ke fobi nga njoftimet e varrimeve?”

Si përgjigje Berisha tha se është rritur në një familje që kishte odë burrash dhe një nga shprehjet që dëgjonte kur ishte 6 vjeç është se “Burri s’duhet të jetë kurrë pishman me vdek”.

Ai tregoi se kur ishte fëmijë një gjë e tillë nuk i pëlqente dhe pyeste se pse e thoshin këtë.

Në këtë linjë ish-Kryeministri shpjegoi, “Po të dojë që të bëhet trim ai duhet ta mbajë këtë fjalë. Por kjo aq sa duket e ashpër, kjo është një filozofi jete interesante, kjo në të vërtetë shpreh qëndrimin e njeriut ndaj rrezikut. Çka do të thotë ti nuk duhet ti ikësh rrezikut, por duhet të jesh i gatshëm të përballesh me atë, në çdo moment dhe në çdo kohë”.
Shtuar më 25/10/2019, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori