A kanë faj policët për dhunën në Rrugën e Kombit?! Del përgjigjia zyrtare
A kanë faj policia e Shtetit për protestën e dhunshme të shënuar më 1 prill në Rrugën e Kombit?

Ndërkohë që prokuroria e Kukësit njoftoi regjistrimin e procedimit penal për efektivët e policisë, Kontrolli i Brendshëm shprehet se efektivat e rendit nuk i kanë tejkaluar kompetencat.

Në përgjigje të interesimit, burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme u shprehën se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, ka kryer verifikimet për veprimet e policisë, gjatë protestës së 31 marsit në Rrugën e Kombit dhe nuk ka rezultuar të ketë pasur shkelje apo veprime arbitrare, shkruan Ora News.

Në këto kushte-vijon reagimi, SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) nuk ka depozituar procedim penal në prokurori në lidhje me këtë rast.

Përsa u përket verifikimeve të Kontrollit të Brendshëm, burime jozyrtare shtuan se janë këqyrur kamerat e sigurisë së koncensionarit, janë shfrytëzuar filmimet e vetë policisë, janë parë kronikat televizive, si dhe u ballafaquan dëshmitë e
vetë grupit prej afro 80 efektivësh që ndodheshin në Rrugën e Kombit.

Sipas SHÇBA, nga analiza paraprake, ka rezultuar se policia ka reaguar në mënyrë profesionale, duke ruajtur standardet e kundërpërgjigjes në rast sulmi, brenda parametrave ligjorë.

Të hënën, prokuroria e Kukësit tha se ka regjistruar një procedim penal për kryerje të veprimeve arbitrare nga efektivët e policisë, duke mos specifikuar numrin e saktë.

Gjatë përplasjes në Kalimash u plagosën 14 efektivë policie dhe disa protestues. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2018, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori