A ka vdekur pakti Rama-Basha? Paloka jep sërish shenja jete
Pëlqej
Ndërkohë që mendohej se marrëveshja Rama-Basha ka vdekur, demokratët japin shenja jete.

Të hënën aksioni do vihet ne jetë me depozitimin në Kuvend të kërkesës për ngritjen e komisionit ad hock.

Marrëveshja parazgjedhore mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ishte përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet pasuese pas 2017.

Edi Paloka nënkryetar i Partisë Demokratike bën me dije se elektronika është një pikë e panegociueshme.

“Reforma zgjedhore do të jetë fokusi kryesor i PD dhe grupit parlamentar.

Menjëherë do bëjmë kërkesën për ngritjen e një komisoni ad hock për reformën zgjedhore, një komision i cili ndër të tjera do të ketë si pikë kryesore apo të rëndësishme votimin dhe numërimin elektronik”,- tha ai.

Demokratët kanë rënë dakord që llogaridhënia për ministrat e kabinetit të bëhet edhe përmes Kuvendit. BalkanWeb ka mësuar se Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë ministrat e parë që do thirren të raportojnë në komisone parlamentare.

“Përveç kësaj ramë dakord që të thirren disa prej ministrave dhe të kërkohet informacion lidhur me strukturën e re të qeverisë, e cila duket qartazi që nuk është një strukturë që është ngritur për të funksionuar mirë qeveria, por një strukturë që siç e kemi thënë dhe në seancën e parë është ngritur vetëm me dy qëllime:

Së pari tu gjejë punë ish-bllokmenëve dhe pinjollëve të bllokut, dhe së dyti të ketë një strukturë sa më të përshtatshme që paratë e shqiptarëve të kalojnë pa shumë problem nga ato të dy ministrave kryesor që do të kontrollojnë paratë e gjithë shqiptarëve, nga xhepat e tyre në xhepin e Edi Ramës”,- shtoi Paloka.

Diskutimi në mbledhje e kryesisë së grupit nuk u ndal vetëm tek kundërshtari politik, Lulëzim Basha kërkoi disiplinë nga deputetët e tij. Kryetari demokrat kërkoi angazhim me kohë të plotë dhe jo të pjesshme. Sipas një kalendari do të përcaktohen ditët për përgatitjen e deputeteve për oponencën në Parlament si dhe ditët e takimit me qytetarët. /albeu.com/


Shtuar më 15/09/2017, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori