A ka të infektuar me mutacionin britanik në Shqipëri? Eksperti zbulon si është e vërteta
"Në asnjë moment nuk thashë që ne kemi identifikuar mutacione të virusit por që jemi në gjendje të identifikojmë nëse do këtë qarkullim të tyre..."

Këtë të mërkurë nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku përmes një postimi në "Facebook" ka theksuar se deri më tani nuk janë identifikuar mutacionet e reja të virusit nga strukturat e shëndetësisë.

Sipas tij bluzat e bardha janë në gjendje që t’i identifikojnë rastet që janë në qarkullim me mutacionin e ri të Covid-19, i cili u zbulua në Britaninë e Madhe fundvitin e 2020.

Postimi i plotë:

Sqarim në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë.

Të nderuar miq dhe kolegë sot në mëngjes zhvillova një bisedë në lidhje me situatën epidemiologjike në televizorin Euronews.

Pyetjes së gazetares nëse rastet e fundit janë raste të reja të covidit dhe a kemi ne kapacitete për t’i identifikuar iu përgjigja në lidhje me kapacitetet tonë laboratorikë se sa jemi në(ISHP) të aftë të identifikojmë mutacionet e reja.

Në asnjë moment nuk thashë që ne kemi identifikuar mutacione të virusit por që jemi në gjendje të identifikojmë nëse do këtë qarkullim të tyre.

Pra ISHP është në gjendje të identifikojë mutacionet e covid-it por që momentalisht nuk kemi identifikuar asnjë të tillë.

E bëra këtë sqarim për të qenë korrekt më këdo që është i interesuar.
Shtuar më 27/01/2021, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori