Nusja lidh me zinxhir dhëndrin dhe e tërheq si qen në dasmë (VIDEO)

Një video e pazakontë ku një nuse tërheq me zinxhir si qen dhëndrin, ka marrë vëmendjen e të gjihëve dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Tra Alexander dhe gruaja e tij, nga Gallatin, Tennessee, u martuan në fillim të prillit në një ceremoni ku morën pjesë familjarët dhe miqtë. Por hyrja nuk ishte aspak e zakontë.

Dhëndri kërcente nën tingujt e Atomic Dog të George Clinton, ndërsa gruaja e mbante të lidhur me zinxhir në qafë. Kjo gjë ka nxitur edhe kritika nga disa komentues. Por duke folur për Daily Dot, Alexander shpjegoi se kënga ishte një shaka që ai ndau me vëllezërit e motrat e tij dhe se zinxhiri ishte një shenjë e faktit që gruaja e tij “e kishte marrë atë përfundimisht” pas gjashtë vitesh të lidhur.

Burri shihet duke ecur në dysheme dhe duke u fërkuar me nusen e tij, ndërkohë ajo ec rreth e qark lokalit dhe e tërheq atë. Anëtarët e familjes brohorasin dhe kërcejnë të entuziazmuar përreth çiftit.


Shtuar 23.04.2022 20:56