13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
A ka një puç ndaj Dritan Demirajt nga vartësit në ministrinë e Brendshme? (VIDEO)
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është filmuar fshehurazi nga një vartësi i tij teksa ishte duke diskutuar me disa oficerë të policisë gjyqësore, të cilët ishin aty për të marrë proxhektorët që dyshohet se shkaktuan problemet shëndetësore të militantëve të PD-së në mitingun e para disa ditëve.

Ai po i shpjegonte oficerëve gjyqësore se nuk mund të merrnin të gjithë proxhektorët, por vetëm njerin prej tyre për egzaminim duke lejuar partitë politike që të vijonin me aktivitetet e tyre për shkak se është fushatë.

Në rrjetet sociale ka filluar tashmë të qarkullojë teza se ndaj tij është përgatitur një puç brenda ministrisë së Brendshme duke ditur faktin se ai s'mund të bëjë lëvizje të kuadrove për shkak se kështu parashikohet në paktin Rama-Basha për ministrat teknik. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori