A ka më trupa? Ekipet zvicerane dhe italiane vazhdojnë kërkimet në Durrës
Një bilanc tragjik, 49 viktima dhe mbi 700 të lënduar janë shkaktuar si pasojë e tërmetit apokaliptik që shkundi Shqipërinë.

Forcat malazeze të kërkim-shpëtimit kanë mbyllur kërkimet në zonën e hotel "Mira Mare" pasi qentë mund të kenë nuhatur njolla gjaku të personave që janë nxjerrë.

Për këtë arsye do jetë ekipi zviceran dhe italian që do kryejnë kërkime më të imtësishme me kamera termike dhe goditje ultratinguj për të zbuluar nëse ka trupa të tjerë.

Shtuar më 29/11/2019, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori