A ka mbërritur në Shqipëri mutacioni anglez i Covid-19? Përgjigjet Brataj
"Ne nuk e zbulojmë dot në Shqipëri, ka pika referimi, ne kemi Londrën..."

Dy variantet e reja të koronavirusit, të zbuluar në Angli dhe në Afrikë, kanë sjellë jo pak shqetësim, mes frikës se transmetohet më shumë.

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, tha në “Open” se mutacioni i viruseve është një gjë e zakonshme që ndodh, duke theksuar se e rëndësishme është që variantet e reja nuk sjellin një formë më të rënduar të sëmundjes.

I pyetur nëse kanë mbërritur në Shqipëri variantet e reja dhe nëse ne mund t’i zbulojmë, Brataj tha se nuk kemi laboratorë të tillë, por shtoi se kemi vende reference ku çojmë mostrën.

"Kur fokusohet shumë informacioni në një gjë, sjell ankth dhe frikë. Është natyra e virusit të bëjë ndryshime. Por sëmudnshmërinë, virulencën nuk e ka rritur.

Ka transmetueshmëri më të madhe, veti negative, por nuk shkakton një sëmundje të formës së rëndë, ose sëmundje tjetër, është e njëjta sëmundje. Mutacionet janë midis proteinave të virusit.

Numërohen ato që kanë qenë domethënëse deri diku. Shtami i ri, ky i Anglisë nuk ka prova që shkakton sëmundshëmri më të madhe. Katër muaj do kishte dhënë rezultatet po të kishte ndryshime te virulenca. Format e sëmundjes janë më të lehta, format klinike janë më të lehta.

Ndryshimet e virusit duhen ruajtur patjetër. Duhen marrë masa parandaluese që mos shtohet infeksioni. Ne nuk e zbulojmë dot në Shqipëri, ka pika referimi, ne kemi Londrën. Për sëmundjet e veçanta ne kemi laboratorët referentë, çojmë mostrën”, tha Brataj.
Shtuar më 23/12/2020, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori