Kreu i grupit
parlamentar të PS, Taulant
Balla u lakua si një nga emrat që me shumë mundësi do të zinte pozicionin e Ministrit të Brendshëm.
Për këtë detaj ai u pyet sot nga gazetarët në Elbasan nëse ka marrë një propozim, por
Balla tha se në këto kushte ai do preferonte të mbante pozicionet që kishte në Partinë Socialiste.
“Unë jam
kryetar i grupit
parlamentar të PS dhe Sekretar i përgjithshëm i PS, e kam thënë shpehs që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive.
Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e
kryetar i grupit
parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë cdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2020,
ora 12:30