A ka lidhje Gazmend Collaku me vrasjen e 21 dhjetorit në Durrës?!
Policia ka ngritur disa pista, edhe paksa kontradiktore me njëra-tjetrën, por duket se qëndrojnë.

Gazmend Collaku, i cili u mor oeng dhe më tej u ekzekutua në Durrës mund të jetë vrarë për disa shkaqe, që policia po i heton si pista.

Pista e parë e hetimit është ajo se Collaku mund të ketë lidhje me personat e vrarë me 21 dhjetor 2015 në portin e Durrësit, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj.

Policia ka shpjeguar se Collaku ka qenë mik me viktimat, por se m tej shoqëria e tyre është prishur dhe nuk është e qartë nëse kjo shoqëri është rivendosur.

Për vrasjen e të rinjve në Durrës, Collaku u shoqërua në komisariat për tu pyetur.

Madje edhe rrëmbimi i Çollakut, ndodhi jo shumë larg vendit ku mbetën të vrarë dy të rinjtë nga Durrësi dhe Vlora. Këta të fundit u qëlluan me kallashnikov pak pasi kishin dalë nga një kafe aty pranë, ndërsa udhëtonin me një mjet BMW X5. /Albeu.com/
Shtuar më 07/01/2016, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori