I ftohti mbërthen vendin, ja në çfarë dite “dorëzohen” temperaturat e ulëta

Meterologia Tanja Porja thotë se mbrëmjen e sotme largohen rreshjet nga vendi dhe kjo sjell ulje të temperaturave për të cilat flitet kaq shumë.

Dita e nesërme nis me 6 gradë më pak, nga -3 që ishte dita e sotme, temperatura do të shkojë në -9 °C në zonat malore. Kjo rënie do të vazhdojë e lehtë edhe ditën e diel ku do të arrijë në -10 °C. Më pas dita e hënë ftohet akoma më shumë duke arritur në -12 °C.

Edhe e marta mbetet me temperatura shumë të ulëta, pritet deri në dy gradë më pak se dita e hënë, pra deri në -14 gradë.

Nga dita e shtunë deri në ditën e mërkurë do të jemi në këto temperatura shumë të ulëta, të cilat do të tërhiqen për 2-3 ditë për tu rikthyer sërish fundjavën e ardhshme deir në 5-6 shkurt./albeu.com/


Shtuar 21.01.2022 15:05