A ka hyrë mutacioni i Covidit anglez në Shqipëri? Përgjigjet Bino: Po, dy raste në Elbasan
"Po ju them që ka pasur dy rasteElbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri..."

Varianti anglez i Covid-19 është përhapur gjerësisht në pothuajse 70 vende të botës. Debati mbi a ka hyrë ai në vendin tonë kthehet shpeshherë në vëmendje sa herë në një vend fqinj rezulton hyrja e llojit të ri të virusit.

Aludimeve se a ka hyrë ai në Shqipëri apo jo, i është përgjigjur vetë shefja e ISHP-së Silva Bino, e cila në emisionin Open është shprehur se dy persona nga Elbasani, raste kontakti të të infektuarve me mutacionit të ri, nuk kanë qenë mbartës të virusit të ri.

Megjithatë ajo nuk di ta thotë me siguri se mutacion i kujt lloji është.

"Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër.

Po ju them që ka pasur dy rasteElbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri".
Shtuar më 27/01/2021, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori