Nga janari energjia elektrike në Maqedoni do të shtrenjtohet sërish

Apele dhe alarme nga të gjitha anët po vijnë për krizën energjetike për sezonin dimëror.

Krizë energjetike dhe rritje të serishme të çmimit të energjisë elektrike, ky do të jetë dimri i cili do të na shoqërojë kësaj radhe, duke pasur parasysh edhe rritjen e produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Dimri më i rëndë në 70 vitet e fundit do të jetë ky, thonë autoritetet. Nga 1 shtatori fillojnë masat për kursimin e energjisë elektrike, por Vasko Kovaçevski thotë se pritet që të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike nga janari.

“Ata që kursejnë dhe harxhojnë më pak paguajnë njëjtë ose më vogël, ndërsa ata që bëjnë luksoz paguajnë çmime të larta. Mendoj se kjo mënyrë e tarifimit sjellë rezultate, qytetarët kanë mundësi ti zvogëlojnë harxhimet  dhe ti zvogëlojnë faturat. Pritët që të bëhen llogaritë për vitin e ardhshëm, tanimë është e sigurt se do të ketë rritje të çmimit megjithatë unë çdo herë shpresoj që të jetë rritje në suaza të normales që të mos ketë rritje ekstreme”- deklaroi Vasko Kovaçevski-Drejtori I EVM-së.

Kovaçevski është i sigurt se do ja dalin mbarë pa mos ndërpre në asnjë moment energjinë elektrike, duke aluduar se sipas planit që kanë përgatitur do të shkoj gjithçka në rregull, por nga ana tjetër gjatë gjithë kohës autoritetet bëjnë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

Shqetësim për këtë situatë kanë shprehur edhe nga organizata  AD-KOM të cilët kërkojnë takim me qeverinë në të kundërtën ndërmarrjet publike komunale do të hasin në vështirësi dhe do të jenë të detyruar të rrisin çmimet për shërbimet që u ofrojnë qytetarëve thonë nga AD-KOM.

“Kujtojmë se më 18 korrik ADKOM publikisht kërkoi takim me përfaqësues të Qeverisë, në të cilin do të shqyrtohej mundësia e subvencioneve dhe mbështetjes për ndërmarrjet, të cilat kanë rritje të disafishtë të kostove , para së gjithash nga rritja enorme e kostos së energjisë elektrike. Me vazhdimin e kësaj  gjendje në të cilën gjenden ndërmarrjet komunale publike , vihet në pikëpyetje cilësia e shërbimeve që ofrojnë për qytetarët, si dhe ekzistenca normale e vetë ndërmarrjeve që ofrojnë punë për mijëra familje”- thonë nga AD-KOM.

Gjendje krize në pjesën e energjetikës pritet të shpallet nesër. Vendimi do të jetë i vlefshëm nga 1 shtatori, ndërsa sipas paralajmërimeve të autoriteteve nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike në periudhën e dimrit nëse gjithçka shkon sipas planit. Madje, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursimin e energjisë elektrike që i miratoi Qeveria të cilat do të vlejnë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, qeveria në ditët në vijim pritet të shpallë edhe thirrjet publike për përzgjedhjen e kontraktorëve për prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energji termike pasi që BEG-ut iu mor licenca për punë.