"A ka bërë seks shoqja jote?", libri i gjuhës që po "çmend" fëmijët në shkolla (FOTO LAJM)

Fëmijët e sotshëm dhe adoleshentët ndryshojnë tej mase nga ata të disa viteve dhe brezave më parë, por kjo nuk do të thotë se të njëjtat zhvillime ka pësuar edhe organizmi i tyre, veçanërisht nëse bëhet fjalë për adoleshentë të moshave 13-14-16 apo edhe 16 e 17-vjeçarë.

Kanë qenë mjekët ata që e kanë këshilluar dhe vijojnë të këshillojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale pas moshës 18-vjeçare, kohë në të cilën si trupi i mashkullit edhe i femrës është i pjekur dhe i gatshëm të përballojë psikologjikisht dhe fizikisht përballjen me vështirësitë e kënaqësitë që ofron seksi i kundërt.

Mirëpo, në Shqipëri, në vend që shkolla të japë këtë edukatë dhe të orientojë nxënësit drejt një rruge të tillë, duket se është duke i “tërbuar”. Të paktën këtë vëmë re kur lexojmë librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së 10-të, që i bie të jetë i adoleshentëve që studiojnë në vitin e parë të gjimnazit.

Mosha e tyre vërtitet tek 14-15 apo 16 vjeç dhe hasja me pyetjen “Cila nga shoqet e tua ka bërë seks?” ka qenë e vështirë për t’u përgjigjur, po aq sa edhe e sikletshme apo qesharake. Nxënësit mund ta kalojnë me humor e batuta në klasë, por ajo që është edhe më e rëndë, qëndron në faktin se as në librat e edukatës seksuale nuk përdoret termi “bëri seks”, por të paktën “kreu marrëdhënie seksuale”.

Çfarë mendon ministrja e arsimit për këtë libër, i cili siç jua thamë, është libri i “Gjuhës Shqipe”? Cili është mësimi apo mesazhi që nxënësit marrin në këtë leksion shkollor? Po vajza e ministres ka bërë seks që në klasë të 10-të apo pasi iku me studime jashtë shtetit?/JOQ/
Shtuar më 08/02/2017, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori