A ka blerë Vangjush Dako vota? Reagon zyrtarisht Prokuroria
Ditën e sotme opozita deklaroi se kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako do të arrestohet shumë shpejt.

Për këtë cështje ka reaguar vetë Prokuroria mbrëmjen e sotme në Opinion.

Prokuroria deklaron se Dako nuk është person nën hetim për dosjen “339”, por po hetohet veprimtaria e tij.

“Vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara. Fakti që nuk është personi nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë”, deklaroi Prokuroria Shqiptare për emisionin “Opinion”.

Sot kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka marrë informacione që Vangjush Dako do të arrestohet.

Opozita e akuzon se Dako është i përfshirë në blerje votash dhe kërkon arrestimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori