A jua kapi syri këtë detaj të çuditshëm në bibliotekën pas shpinës së Kryemadhit?
Pëlqej
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte mbrëmë në një lidhje live nga zyra e saj në emisionin "Opinion" duke folur për një front të bashkua opozitar, ndërkohë që bëri edhe deklarata të forta siç ishte ajo për marrjen zvarrë të Ramës.

Por, ndërkohë që Kryemadhi fliste në studio pati prej atyre që nuk u fokusuan tek fjalët, por tek zyra e saj dhe specifikisht tek biblioteka.

Pedagogia Enida Bozheku ka bërë një koment në Facebook në lidhje me librat e Kryemadhit.

"Duke pare Monen dhe Lulen, fjalet po ja anashkaloj, po ato bibliotekat pas po ma bejne me sy. Tek Lulka vihen re libra te njetrajtshem - tip enciklopedish apo linje shtypi librash juridik qe per nga kapaket me sa sheh syri ne ekran jane fringo - si nje e virgjer manastiri. Tek biblioteka e Mones vihen re libra te ndryshem me permbajtje kryesisht autobiografike grash me burra te pushtetshem dhe disa te tjere me permbajtje politike ne gjuhe edhe angleze. Po ajo qe per syne e stervitur me librat eshte se dhe ke Mona nje pjese e librave duken te jene te pa lexuar pasi kopertinat jane te reja dhe pa barkun qe formojne tek lidhen anash kur shfletohen. Gjithsesi libra kane rreshtuar, sa kane lexuar: Mona nja dy me shume se Lulja duket ti kete shfletuar. Kemi elite te mendjes, jo shaka :p"., - shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori